


“Eshtë pak por e sigurt, sistemi i fonisë që ne përdorim nga Prosound (L’acoustics), të bën ta ndjesh muzikën në të gjitha dimensionet!
“Prosound është bërë një lider tashmë në fushën e koncerteve në Shqipëri. Teknologjia e avancuar sidomos në audio, stafi i kualifikuar dhe i trajnuar mirë, çmimet konkuruese dhe sidomos gadishmeria për të marrë përgjegjësi të mëdha, e bën shumë të besueshme. Prosound gjithmonë i ka tejkaluar pritshmëritë e mia.,,
Prosound i përgjigjet me profesionalitet dhe seriozitet gjithë kërkesave që gjenerohen nga klientët e hotelit përsa i takon organizimit të një game të gjerë eventesh lidhur me fushën e teknologjisë! Puna dhe dedikimi i stafit është gjithmonë korrekt, si në orare ashtu dhe në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë. E rekomandoj me shumë besim.
“Përshëndetje dhe urimet më të mira për kompaninë Prosound, një bashkërrugëtare e suksesshme, duke u nisur nga standarti dhe cilesia e shërbimit.
Muzika nuk shijon nëse nuk serviret bukur! Për ta arritur këtë duhen njerëz që dëgjojnë, kuptojnë e veprojnë pa bërtitur, por me shumë siguri e profesionalitet! Bashkëpunimi me ju, një dhimbje koke më pak. Prosound…më të mirët!
Super profesionistë, të shpejtë, korrekt dhe mbi të gjitha kualitet maksimal. Bashkëpunimi me ta, super eksperiencë. Do ja rekomandoja cdo artisti të vertetë. Suksese djema!
Mbështetja e Prosound si dhe profesionalizmi i njerëzve që punojnë aty është shumë e vyer për të ecur përpara dhe për te sfiduar akoma më shumë veten dhe tregun. Uroj të mos e humbin shpirtin e inovacionit dhe te jenë gjithmonë në krye të zhvillimeve teknologjike. Kurajo dhe shumë suksese.
Ju diferenconi të ardhmen e soundit: -Puna me ekipin më të mirë -Puna me pajisjet më të mira -Përqëndrim në ofrimin e koncerteve apo eventeve të shkëlqyera!
Të punosh me profesionistë suksesi është gjithmonë i garantuar! Ndaj dhe ne zgjodhëm më te mirët e sistemit audio. Me Prosound festa shijon ndryshe.
Kompania Prosound, një arsye më shumë drejt suksesit të sigurt! Jeni bashkeudhëtarët e koncerteve te mia.
Shërbim ekselent, profesional, miqësor dhe mbi të gjitha të apasionuar në lidhje me produksionin e ndricimit dhe sound-it. Mund të mbështetem tek ta në cdo event që organizoj dhe janë të vetmit që marr në konsideratë përsa i përket shërbimeve teknike në eventet e mia.
Organizimet tona ndër vite të festivaleve,koncerteve dhe eventeve të ndryshme muzikore, që të gjithë me artistë të huaj dhe me famë botërore,aspak te lehtë për tu manaxhuar përsa i përket edhe skedave teknike super profesionale që kërkohen prej tyre,Prosound jo vetëm që ka vënë ne dispozicion çdo gjë që i është kërkuar, por kanë kaluar edhe pritshmëritë e këtyre artistëve që vinë nga skena botërore.
Rrallë herë shikon në Shqipëri të punohet me aq rigorozitet si e gjithë skuadra e tyre fantastike.
Eksperienca jonë prej 11 vjetësh e Hemingway Jazz Fest 10, Swing Marathon5, Un Ballo in Maschera5 , eskluzivisht me teknikën, foninë dhe ndriçimin e Prosound, patjetër që na bën të jemi të sigurtë për të sjellë nga jashtë,artistë të niveleve gjithmonë e më të larta.
Rezervoni Me Ne