Skip to content Skip to footer

Shërbimet Tona

Foni

Ne jemi të specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të fonisë. Përvoja jonë e gjatë dhe përdorimi i teknologjive më të fundit nga brandet botërore përmirëson cilësinë dhe performancën e projekteve tuaja.

Ndriçim

Ndriçimi është elementi kryesor për një event të suksesshëm. Qellimi ynë është të sigurojmë një përvojë mahnitësë dhe tërheqëse për të pranishmit.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë të llojeve të ndriçimit si: mediatik, me efekte, të automatizuar, arkitekturor etj.

Top Brands:

  • BeamZ
  • Briteq
  • Martin
  • Portman

LED

Prezantimi i projekteve te ndryshme ne ekranet LED ndihmon per të përmirësuar komunikimin vizual në konferenca, trajnime dhe evente të tjera. Përdorimi i ekraneve me rezolucion të lartë ka për qëllim të sigurojë një cilësi të imazhit, kontrastit dhe ndriçimit.

Ne ofrojmë sisteme interaktive si Touchscreen për të përmirësuar angazhimin dhe interaktivitetin gjatë prezantimeve.

Gjithashtu risi ne tregun tone eshte ekrani LED harkor me rezolucion 2.6mm.

Video

Prosound është lider në fushën e shërbimeve video, 3D mapping, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe inovative për klientë të ndryshëm.

Përse të na zgjidhni ne:
  • Ekipi ynë është i specializuar dhe i kualifikuar me eksperiencë të gjatë në fushën e videos.
  • Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe zgjidhjeve inovative për të siguruar një prezantim të shkëlqyer.
  • Përvojë e pasur në bashkëpunim me klientë për të krijuar projekte unike dhe të personalizuara.
  • Përkushtim për cilësinë dhe përmbushjen e nevojave të klientëve me profesionalizëm dhe integritet.

Skena

Ne krijojmë skenografi të personalizuar për eventin tuaj. Pavarësisht nga madhësia ose lloji i eventit ofrojmë një setup të përshtatshëm, i cili përmbush standardet më të larta të performancës dhe sigurisë.

Përvoja jonë në industrinë e skenave të koncerteve është garanci për një dizajn të përsosur dhe inovativ.

Efekte Speciale

Efektet speciale i japin një dimension shtesë eventeve tuaja.

Këto efekte si tym i rëndë, CO2, flakë, confeti krijojnë një atmosferë euforike dhe shpërthim energjie midis artistëve dhe publikut.

Përdorimi i efekteve speciale të sinkronizuara me ritmin dhe melodinë e muzikës krijojnë një përvojë audiovizuale të paharrueshme.

Organizim Eventesh

Partneri juaj i sigurt në organizimin e eventeve të ndryshme, duke përfshirë konferenca, ngjarje korporatash, dasma, dhe shumë të tjera.

Me një ekip të përkushtuar të event manager-ëve ne ofrojmë shërbime të personalizuara dhe inovative për të bërë çdo event të jashtëzakonshëm.

Ne ofrojmë:

  • Konsulencë Eventi

  • Personalizim sipas tematikes 

  • Shërbime Teknike dhe sisteme audiovizuale 

  • Logjistikë dhe Koordinim Operacional

  • Marketing dhe Promovim

×