Skip to content Skip to footer

17 janari është 550-vjetori i vdekjes së Skëndërbeut, por i gjithë viti është menduar të nderojë figurën e Gjergj Kastriotit përmes aktiviteteve të ndryshme me temë kombëtare.Sot, në Muzeun Historik Kombëtar është hapur në nder të kësaj date, ekspozita “Moti i Madh”.Kjo ekspozitë përmban statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Projeksionet artistike me dokumentarë dhe imazhet nga filmi i Skënderbeut pasurojnë këtë ekspozitë të veçantë gjatë gjithë hapësirës së hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Detaje të projektit
Viti2018LocationMuzeu Historik KombëtarShare
×