Skip to content Skip to footer

Agna Group 28 Vjet

Shërbime Audiovizuale për Agna Group

Agna Group është një kompani shqiptare që operon në fushën e prodhimit të pijeve, import-eksportit të produkteve ushqimore dhe marketingut.

Agna i beson vazhdimisht Prosound për realizimin e shërbimeve audiovizuale në eventet e saj. Risia e këtij viti ishte prezantimi i sistemit të ri audio profesional L-Acoustics ARCS WiFo & SB18, nga L-Acoustics, një prej kompanive lider në botë për teknologjinë audio profesionale.

Sistemi i varur i fonisë impresionoi pjesëmarrësit me cilësinë e transmetimit të zërit, duke bërë të mundur që rreth 1300 persona të ftuar të dëgjonin çdo fjalim dhe këngë me detaje dhe qartësi.

Për realizimin e eventit u përdorën gjithashtu tre ekrane LED, të cilat shërbyen për marketingun, prezantimet dhe përmbajtjet vizuale të eventit. Ndriçimi profesional i sallës, i kontrolluar nga Prosound, plotësoi atmosferën dhe i dha mbrëmjes një pamje edhe më mbresëlënëse.

Kombinimi i fonisë profesionale L-Acoustics, ekraneve LED dhe ndriçimit skenik krijoi një zgjidhje të plotë audiovizuale për eventin e Agna Group.

Detaje të projektit
Viti2019LocationExpocity AlbaniaShare