Skip to content Skip to footer

Amouage Travel Retail Seminar & Gala Dinner 2025

Prosound pati kënaqësinë të jetë pjesë e një prej eventeve më prestigjioze të këtij viti në Shqipëri — Amouage Travel Retail Seminar & Gala Dinner 2025, i mbajtur për herë të parë në Tiranë, në ambientet madhështore të Pallatit të Brigadave.

Faleminderit Amouage Official që zgjodhën Shqipërinë si destinacionin e radhës për këtë event të rëndësishëm, duke shënuar një moment historik për tregun tonë.

Një natë magjike luksi, darke fine dining dhe festimi, ku Prosound solli eksperiencën me zgjidhje profesionale audio vizuale, për të krijuar atmosferën perfekte për të gjithë të ftuarit.

Në bashkëpunim me Maison de Parfum, si përfaqësues ekskluziv të Amouage në Shqipëri, dhe falë konceptimit dhe organizimit të shkëlqyer nga ne_creativestudios, ky event solli standarde të reja elegance dhe perfeksioni.

Detaje të projektit
Viti2025LocationPallati i BrigadaveShare
×