Për dasmën e Jonida Vokshit në Klajdi Resort, Prosound realizoi një Stage Xhami elegant dhe të sigurt, të pozicionuar mbi pishinë për ta transformuar hapësirën në një pistë unike kërcimi.
Ky koncept kombinon estetikën moderne me sigurinë dhe funksionalitetin, duke krijuar një efekt vizual të veçantë dhe një eksperiencë mbresëlënëse për të ftuarit.
Eventi u realizua nën kujdesin dhe organizimin e Ami Event, ndërsa Prosound kontribuoi me zgjidhjen teknike të skenës prej xhami, duke e kthyer ambientin në një hapësirë elegante dhe spektakolare.
