Një skenë spektakolare për grupin Elita 5, në prezantimin e albumit të ri “Tornado”, me rastin e 30-vjetorit të krijimit të grupit, në Amfiteatrin e Tiranës!
Prosound Sales ishte pjesë e kësaj nate fantastike, duke përjetuar emocionet e legjendave të muzikës shqiptare së bashku me mijëra fansa.
Perfeksion teknik në çdo detaj! Fonia, ndriçimi, video dhe stage design u ndërthurën për të krijuar një spektakël të denjë për një grup të përmasave të Elita 5.
Nga cilësia e zërit te efektet vizuale dhe dizajni i skenës, çdo element kontribuoi në realizimin e një koncerti të paharrueshëm.
