“Meet us in Moulin Rouge”
Shfaqja e baletit me emrat më të mëdhenj të skenave botërore zbriti në Amfiteatrin e Tiranës më 5 korrik 2019. Mbrëmje madhështore nën magjinë e artit botëror.
Shtatë çifte balerinësh nga Tokio, Amsterdami, Moska, Milano, performuan pjesë nga autorët më të mëdhenj të muzikës klasike botërore, por edhe asaj bashkëkohore si: “Pa De Deux” nga Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrethyesi”, “Korsari”, “Bajadera”, “Zhizel”, etj., duke dhuruar spektakël magjik në skenën e Amfiteatrit të Tiranës.