Albanian Open G1 2021 ishte një turne ndërkombëtar i Taekwondo-së, i zhvilluar në Tiranë më 2 dhe 3 tetor 2021, në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova”. Eventi u organizua nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Taekwondo-së dhe u zhvillua si një kompeticion i kategorisë World Taekwondo G1.
Prosound realizoi zgjidhjet audiovizuale për eventin, duke ofruar ekran LED dhe sistem audio profesional, për të mbështetur zhvillimin e kompeticionit dhe për të siguruar një eksperiencë të qartë vizuale dhe audio për publikun dhe pjesëmarrësit.
