Prosound Rental – Shërbime Audio Vizuale
“Sistemi zanor” është një term që mund të përdoret për të përshkruar një sistem audio kompleks. Gjithashtu është edhe një instalim i përgjithshëm për dëgjimin e muzikës ose të zërit. Ky term mund të përfshijë një gamë të gjerë pajisjesh dhe komponentësh që përdoren për të përforcuar dhe riprodhuar zërin në një ambient të caktuar.
Një “sistem zanor” zakonisht përfshin disa elementë të rëndësishëm në një instalim audio, të cilat mund të jenë:
Speakers Prosound
Speakers janë pjesa kryesore e një sistemi audio. Zgjedhja e një çifti të mirë speakers është thelbësore për të pasur një zë të pastër dhe të qartë. Speakers janë përgjegjëse për riprodhimin e zërit dhe për të siguruar një përvojë dëgjimi të mirë.
Kabllot dhe lidhësit
Kabllot dhe lidhësit (Cables and Connectors) përdoren për të lidhur dhe për të transmetuar sinjale audio midis pajisjeve të ndryshme të sistemit zanor. Në këtë mënyrë kabllot e cilësisë së lartë janë të rëndësishme për të siguruar transmetim të pastër të sinjalit audio nga burimi në pajisjet e jashtme.
Materialet e izolimit të zërit Prosound
Izoluesit e pajisjeve audio zvogëlojnë ndërhyrjen midis komponentëve të ndryshëm.
Materialet izoluese të zërit përdoren për të reduktuar dridhjet dhe rezonancën në përmirësimin e cilësisë së zërit.
Burimet Audio (Audio Sources)
Tek burimet audio përfshihen zakonisht: USB, CD players, Blu-ray players, radio, ose pajisje të tjera për transmetim audio që ofrojnë burimet e zërit. Të cilat janë të nevojshme për të dëgjuar muzikë ose audio të tjera. Gjithmonë duhet të sigurohemi që pajisjet për burime të zërit të jenë cilësore dhe të kenë aftësi për të riprodhuar një zë të qartë dhe të pastër.
Amplifikatorët (Amplifiers) Prosound
Përdoren për të rritur fuqinë e sinjalit audio që vjen nga burimi (p.sh., radio, CD player, kompjuter, etj).
Kontrolluesit e zërit (Sound Controllers)
Përfshijnë pajisje për kontrollin e parametrave të zërit si nivelin e fuqisë dhe balancimin e kanaleve të zërit.
Trajtimi Akustik (Acoustic Treatment)
Mund të përfshijë përdorimin e materialeve të posaçme për zbehjen e zërit dhe menaxhimin e frekuencave zanore në ambientin ku është vendosur sistemi zanor.
Këto janë disa nga komponentët kryesorë që mund të përfshihen në një sistem zanor. Cilësia përfundimtare e sistemit audio varet nga cilësia e komponentëve të përdorur, trajtimi i akustikës, dhe vendndodhja e sistemit zanor në ambjent.
Prosound Rental ofron të gjitha shërbimet audiovizuale
PROSOUND e filloi aktivitetin e saj në vitin 2006, nxitur nga dashuria dhe pasioni për botën audio-vizuale. Që nga ai moment kompania është rritur gradualisht duke siguruar jo vetëm produktet dhe përvojën më të mirë në treg, por duke sjellë gjithashtu ide dhe risi inovative.
Kontakt